Vuçiq i përgjigjet me kërcënim Xhelal Sveçlës: Do të shohim kush kë do ta arrestojë

Lajme

Vuçiq i përgjigjet me kërcënim Xhelal Sveçlës: Do të shohim kush kë do ta arrestojë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 21:09
Xhelal Sveçla dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmes një adresimi në rrjetet sociale iu ka përgjigjur ministrit Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e tij se do arrestohet ai nëse hyn në Kosovë pa leje.

Vuçiq nga Nju Jorku ka një porosi për Sveçlën i cili ka deklaruar se do arrestohet Vuçiq nëse vjen në Kosovë pa leje, duke theksuar se më “shumë shqetësohet nga heshtja e perëndimit në këso deklarata, ashtu si kanë heshtur edhe në kërcënimet e Kurtit se ‘serbët do vuajnë edhe paguajnë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

“Po pres reagimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe më frikëson shume heshtja e tyre”, ka thënë Vuçiq transmeton RTS.

Sipas tij, Kurti dhe Sveçla patën tentuar ta poshtërojnë djalin e tij, por nuk patën sukses dhe tash janë duke tentuar ndaj tij.

“Është mëkat i tmerrshëm nëse shkon në manastir në liturgji. Kjo tregon për natyrën e tyre demokratike, por në fund do të shohim kush kë do ta arrestoj. Populli ynë thotë ‘kush qesh i fundit qesh më ëmbli’. Mua tash edhe nuk më qeshet, por di të shohim kush do qeshet i fundit”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat