Çka tha Vuçiq dje gjatë fjalimit në OKB, e përmendi Putinin e Kosovën

Lajme

Çka tha Vuçiq dje gjatë fjalimit në OKB, e përmendi Putinin e Kosovën

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 07:11
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur dje një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai ka thënë se derisa Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, pse vendet anëtare të OKB-së nuk reaguan njësoj për të mbrojtur integritetin territorial të Serbisë.

“Përpjekjet për ta ndarë në copa vendin tim që ka filluar më 2008 nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Vuçiq.

“Do të flas për principet që janë shkelur. Këtu në këtë sallë ne dëgjuam nga presidenti i ShBA-së kur tha se ndër principet më të mëdha është integriteti territorial”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në rastin e Kosovës, të gjitha vendet perëndimore kanë shkelur kartën e OKB-së.

“Ka ndodhur pa ndonjë vendim nga Këshillit të Sigurimit që ta sulmojnë një vend të pavarur. Nuk ju erdhi mirë kur Putini i përdori të njëjtat justifikime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat