Billboardi në Nju-Jork që nderoi Policinë – mediat e Vuçiqit fantazojnë diçka për biznesmenin që i publikoi ato

Lajme

Billboardi në Nju-Jork që nderoi Policinë – mediat e Vuçiqit fantazojnë diçka për biznesmenin që i publikoi ato

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:50
Billboardi në Nju-Jork që nderoi Policinë

Pamjet e billboard’it falënderues për Policinë e Kosovës që u shfaqen të dielën mbrëma në Times Sqaure, në zemër të New York’ut, kanë shkaktuar “termet” në Serbi.

Mesazhet falënderuese për Policinë e Kosovës që erdhën edhe nga New York-u, në ditën kur në veri gjatë një sulmi terrorist u vra pjesëtari i saj, Afrim Bunjaku, janë marrë si provokim nga tabloidet serbe, që kontrollohen nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

Atyre u ka penguar llogoja e Policisë së Kosovës dhe simboli i UÇK-së që ndriçuan sheshin kryesore të qendër globale, New Yorkut. E kjo për mediat serbe si “Alo”, “Kurir”, “Republika”, etj., të gjitha të kontrolluara nga pushteti atje, u morr si “provokim i ri”.

Sikur të mos mjaftonte, propaganda e tyre ndaj shfaqjes së billbordave, portalet e Vuciqit në Serbi u morën edhe me biznesmenin shqiptaro-amerikan, Dren Deva, i cili i shfaqi ato në zemër të Manhattan. Natyrisht, duke tentuar përuljen e tij dhe veprimit të tij, që u mirëprit jashtëzakonisht mirë në atdheun e tij, në Kosovë.

Mediat serbe, si në rastin e “Alo”, fantazuan aq shumë, sa iniciativën personale të biznesmenit shqiptaro-amerikan e pasqyruan si fushatë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Image
Gazeta serbe

Dren Deva, është pronar i kompanisë “Tafingo”, me bazë në Kosovë e SHBA. Po ashtu, ai është edhe pjesë e Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës, si anëtar i bordit të saj.

Përveç, “Tafingo”, Deva, me prejardhje nga Mitrovica, ka themeluar dhe drejton në SHBA edhe biznesin “Freshalb” – supermarketin e parë shqiptar online që shërben ushqime shqiptare dhe evropiane për diasporën kudo në Amerikën e Veriut. Paralelisht, ka edhe disa biznese tjera në fushën e marketingut edhe PR-it, të cilat operojnë në SHBA dhe Kosovë, siç është “ContentWiz”.

Një kërkim i thjeshtë në profilin e tij në Facebook, tregon se Deva ka marrëdhënie të mira edhe me Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë dhe ambasadorin Jeff Hovenier. Përveç fotografive nga aktivitetet e ndryshme dhe festat e ambasadës amerikane në Kosovë, Deva së fundi, me 21 shtator 2023 ka shpërndarë edhe një fotografi me ambasadorin Hovenier, pranë rezidencës së këtij të fundit, në Prishtinë.

“Shijuam një mëngjes të mrekullueshëm në shtëpinë e ambasadorit amerikan Hovenier. Faleminderit për mikpritjen”, shkruante Deva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat