Serbia me kërkesë të veçantë EULEX-it: Kërkon që autopsia e terroristëve të vrarë, të kryhet në praninë e një eksperti serb

Lajme

Serbia me kërkesë të veçantë EULEX-it: Kërkon që autopsia e terroristëve të vrarë, të kryhet në praninë e një eksperti serb

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:15
Terroristi i vrarë në veri

Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë EULEX-it duke kërkuar që autopsia e trupave të vrarë në Kosovë të bëhet kur i përfshirë të jetë edhe një ekspert i deleguar nga pala serbe.

Qeveria e Serbisë pretendon se një terrorist është vrarë nga Policia e Kosovës “pasi i njëjti është dorëzuar [duke i ngritur duart lart]. Në fakt këtë propagandë e lëshoi edhe vetë Presidenti i Serbisë dje, në intervistën dhënë për televizionin publik të Serbisë.

Më posht gjeni letrën e Qeverisë së Serbisë dërguar EULEX-it

Ju drejtohemi me një kërkesë shumë të rëndësishme lidhur me përcaktimin e rrethanave të vdekjes së tre personave të nacionalitetit serb, të cilët humbën jetën në ngjarjet tragjike të 24 shtatorit 2023, në qytetin e Banjskës në veri të Kosovës.

Duke pasur parasysh se jemi njoftuar se autopsia e trupit do të bëhet në ditët në vijim dhe se deri në përfundimin e kësaj shkrese nuk është kryer, kërkojmë që të mundësoni që autopsia e kryer në Prishtin, të marrë pjesë një ekip i pavarur i ekspertëve ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore, në kuadër të të cilit të jetë së paku një ekspert i deleguar nga pala serbe.

Përmbushja e kësaj kërkese është e një rëndësie jetike për të përcaktuar në mënyrë të besueshme dhe transparente rrethanat e vuajtjes së personave të kombësisë serbe, për të cilët ekzistojnë dyshime themelore se janë likuiduar brutalisht pasi janë dorëzuar. Ky fakt është veçanërisht i rëndësishëm në rastin e të vrarit, Igor Milenkoviq.

Prandaj, duke pasur parasysh fushëveprimin e juridiksionit tuaj, si dhe ndjeshmërinë e rrethanave në të cilat ndodhi vdekja, si dhe indikacionet e treguara se jetët e personave të caktuar u morën në një distancë të afërt pas privimit nga liria, dhe atë duke përdorur snajper,kërkojmë që urgjentisht të veproni sipas kërkesës sonë dhe të siguroni transparencën e hetimit për rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja”,  thuhet në letrën e dërguar nga qeveria Serbisë drejt EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat