Pse u anulua urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiç dhe dredhia e Aleksandar Vuçiç

Lajme

Pse u anulua urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiç dhe dredhia e Aleksandar Vuçiç

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 10:38
Milan Radoiçiç

Ndërkohë që në opinion po debatohet me zë të lartë se çfarë po bënte Milan Radoiçiç në Kosovë kur ndodhi konflikti i armatosur në afërsi të fshatit Banjskë, cili ishte roli i tij në vetë konfliktin dhe çfarë lloj epilogu mund të presë, pyetja në fakt është: pse u tërhoq fletë-arresti ndaj Radoiçiçit në vitin 2021 për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.

Biznesmeni kontrovers dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, së bashku me Zvonko Veselinoviçin po aq kontrovers, dyshohej se ishin lider i një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviçit para selisë së partisë së tij më 16 janar 2018.

Në nëntor të vitit 2018, policia e Kosovës ka kontrolluar lokalet ku jeton Radoiçiç, por në vend të këtij biznesmeni dhe politikani të rastit, siç raportojnë mediat kosovare, kanë gjetur 75 gramë kokainë. Në atë kohë, katër persona të dyshuar si të lidhur me vrasjen u arrestuan dhe Radoiçiç u përfol gjerësisht se fshihej në Serbinë qendrore.

Mirëpo, në fillim të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rrethana mjaft të çuditshme e tërhoqi urdhër-arrestin për Radoiçiçin.

“Më 19 shkurt 2021, gjykata ka pranuar kërkesën për tërheqjen e urdhrit të arrestit nga Prokuroria Speciale (STK) e datës 19 shkurt 2021 , duke u bazuar në faktin se në bazë të të dhënave nga raporti i Policisë së Kosovës për përfshirjen e të dyshuarit Milan Radoiçiç në kryerjen e veprave të tjera penale dhe se nga momenti i lëshimit të urdhërarrestit të parë, i dyshuari nuk ka mundur të vihet para organeve të drejtësisë, përkatësisht Prokurorisë Speciale, për arsye teknike dhe taktike”, thuhet në vendim.

Kurse gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Valjon Kurtaj, në një prononcim për ka konfirmuar se ky vendim është marrë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“STK-ja (Prokuroria Speciale e Kosovës) ka dorëzuar kërkesë për tërheqje të urdhër-arrestit dhe gjykata, duke vepruar sipas kërkesës së saj, e ka tërhequr urdhrin”, ka thënë ai.

Lajmin për anulimin e këtij urdhri, duket se e ka pritur me gëzim edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e ka parë si konfirmim të asaj që kishte pohuar më parë, përkatësisht se Radoiçiç nuk ishte i lidhur me vrasjen e Ivanoviçit.

“Për më shumë se dy vjet, ju keni dëgjuar çdo ditë se si Milan Radoiçiç është një vrasës dhe Vuçiç është një organizator i fshehur dhe çfarë do të bëjmë tani?”, pyeti presidenti. Ishte ende në kohën kur presidenti Vuçiç “nuk e njihte” Milan Radoiçiçin, gjë që e konfirmoi edhe një herë në fund të vitit 2021 kur tha se nuk e njihte as Radoiçiçin dhe as Veselinoviçin.

A e ka takuar ndërkohë Radoiçiçin apo i është kujtuar se ende e njihte, por pas ngjarjeve aktuale në Kosovë, në fshatin Banjskë, presidenti konfirmoi në RTS të mërkurën mbrëma se Radoiçiç udhëhoqi aksionin në fshatin në fjalë.

"Sa mund të na tregoni për organizimin e atyre njerëzve atje poshtë? Kush i komandon këta njerëz? Ju i njihni ata njerëz atje poshtë”, pyeti drejtuesi i RTS.

“Si të mos e njoh Milan Radoiçiçin, si të mos e njoh”, është përgjigjur Vuçiç.

“Milan Radoiçiç është në komandë”, pyeti prezantuesi.

“Nuk po them se komandon, por si nuk e di, më pyete a i njoh ata njerëz atje poshtë, e njoh Milan Radoiçiçin, nuk e di kush ishte tjetri, as nuk njoha njeri”, ka shtuar Vuçiç.

Vuçiç po ashtu në emisionin “Oko” ka konfirmuar se Milan Radoiçiç aktualisht ndodhet në Serbi dhe do të merret në pyetje, duke mohuar njëherësh të jetë plagosur nga të shtënat me armë.

“Milan Radoiçiç nuk u fsheh kurrë, ajo që unë mendoj se është ndryshe dhe ajo që ai nuk mundi të sillte në Serbi”. Ai do t'i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë. Është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, e konsideron veten luftëtar të lirisë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t'i përgjigjet”, tha Vuçiç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat