Ky është i dyshuari për plagosjen në lagjen Dardania në Prishtinë, ndodhet ende në arrati

Lajme

Ky është i dyshuari për plagosjen në lagjen Dardania në Prishtinë, ndodhet ende në arrati

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:11
Defrim Kuqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kafenenë ‘Pasarela’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur, Defrim Kuqi.

Burimet brenda kanë bërë me dije se i dyshuari është Flamur Berisha.

Nga Policia bëjnë të ditur për Sinjali se i dyshuari ndodhet ende në arrati, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ai të kapet sa më parë.

Ndërkohë viktima është dërguar me urgjencë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat