“Po raportoni si të vërtetë fjalë për fjalë atë që thotë Sveçla, shkoni pyetni në Prishtinë”: Brnabiq kapet me gazetarë serbë

Lajme

“Po raportoni si të vërtetë fjalë për fjalë atë që thotë Sveçla, shkoni pyetni në Prishtinë”: Brnabiq kapet me gazetarë serbë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:21
Ana Brnabiq

Tejet e indinjuar me gazetarët serbë është ndjerë kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e cila i akuzoi ata se po raportojnë “fjalë për fjalë atë që thotë (Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal) Sveçla” dhe atë “sikur të ishte e vërteta”.

“Shkoni pra pyetni në Prishtinë”, u tha ajo gazetarëve teksa në veçanti goditi median serbe N1 që është edhe filial CNN.

Pyetur nga gazetarët nëse ka informacione se kush ishin personat e armatosoru në Banjskë të Zveçanit, Brnabiq e humbi toruan.

“Sveçla ju thotë që dikush po trajtohet në VMA, ju vraponi tek VMA-ja. Unë besoj se ju i paskët të gjitha informacionet, pyetne pra Prishtinën”, ka thënë Brnabiq, siç e cituan mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat