Vuçiq thotë se e ka parë letrën e Radojiçiqit: Nuk do të ikë as nuk do të fshihet

Lajme

Vuçiq thotë se e ka parë letrën e Radojiçiqit: Nuk do të ikë as nuk do të fshihet

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 19:39
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar letrën e Milan Radojiçiqit, me të cilën e ka pranuar se e ka drejtuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

N1 ka raportuar se Vuçiq ka thënë se Radojiçiq nuk do të ikë, as do të fshihet.

“Jam i sigurt se autoritetet kanë për të bërë pyetje. Nëse prokurori do ta ndjek atë, kjo nuk është në pyetje për mua. E para kjo shkon sipas procedurës, sipas asaj që di, nëse dikush ka menduar se ai do të ikë apo të fshihet”, është shprehur Vuçiq.

“Ai është krenar, por nuk mendoj se dikush ka të drejtë ta vrasë dikë. Ka disa pyetje të cilave duhet dhënë përgjigje, ndoshta ai nuk ka qenë pjesëmarrës në atë pjesë [vrasjen]. Kjo është pyetje e prokurorit. E di që policia ka për të mbledhur inflacione dhe pastaj prokurori do të marrë vendim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat