Lokacionet e objekteve të lidhura me Radoiçiqin

Lajme

Lokacionet e objekteve të lidhura me Radoiçiqin

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Të lidhura me Radoiçiqin ka bastisur disa objekte që besohet se janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq.

Ai është i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Policia bastisi një shtëpi pranë liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, një restorant në Mitrovicë të Veriut, një shtëpi në Zveçan, si dhe disa objekte në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Të gjitha këto bastisje lidhen me hetimet mbi sulmin e armatosur që ndodhi më 24 shtator. / REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat