Basha: Sulmi në veri të Kosovës i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Lajme

Basha: Sulmi në veri të Kosovës i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:41
Lulzim Basha

I ftuar në një intervistë televizive Lulzim Basha ka deklaruar se sulmet në veri të Kosovës janë të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia.

Lulzim Basha: Në Kosovë po ndodh diçka që duhet të mbush me optimizem të gjithë  shqiptarët. Kosova ka dëshmuar që  institucionet e veta të sigurisë janë në përputhje me standardet e NATO-së. Një javë më parë me çmimin e jetës së Bunjakut dhe plagosjen e një kolegu të tij, Kosova vërtetoi se është në gjendje të garantoj jetën, sigurinë, lirinë e qytetarëve të saj. Se çfarë po ndodh në fqinjin e saj  është verior.

Ngjarjet e javës së kaluar janë një pjesë e një mozaiku shumë të gjerë, ditën e diel të javës se kaluar segmente paramilintare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës. Ishte profesionalizmi I policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e  këtij plani dhe sprapsjen e  efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan.

Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë për paqen për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindoremku ka anëtarët ët NATO-së dhe të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat