Zorana Mihajloviç: Pranimi i Radoiçiç rreth Banjskës përpjekje për mbrojtje të regjimit dhe Vuçiqit

Lajme

Zorana Mihajloviç: Pranimi i Radoiçiç rreth Banjskës përpjekje për mbrojtje të regjimit dhe Vuçiqit

Nga: F. B. Më: 2 tetor 2023 Në ora: 10:56
Milan Radojçiq

Ish ministrja Zorana Mihajloviç ka thënë se “aktualisht në Serbi nuk mund të bëhet as lehtë as shpejtë nëse nuk është në vullnet të regjimit, posaçërisht krijimi i organizatës politike që nuk mbështet këtë regjim, pranimi i Radoiçiç se ishte në Banjskë është vetëm përpjekje për të mbrojtur regjimin edhe Vuçiçin", shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Mihajloviç që ishte anëtare e udhëheqjes së SNS ka deklaruar për “Danas” se krijimi i lëvizjes “Përherë për Serbinë” po ec me vështirësi edhe po zgjat sepse ka presione, kërcënime dhe mbyllje të dyerve e injorim të hapur.

Ajo ka njoftuar se në këtë lëvizje do jenë edhe Dragan Shormaz dhe Stanislava Pak, ish funksionarë të SNS, por “kjo lëvizje nuk është klub futbolli me afat kalimtat për emra të mëdhenj, që të tërheq shikuesë".

Mihajloviç në pyetjen nëse Vuçiç ishte në dijeni dhe ka mbështetur grupin në Banjskë, theksoi se asgjë nuk mund të ndodhë mos të dijë Vuçiç. "Nuk duhet të jeni afër për të kuptuar dhe konkluduar se nuk është e mundur të mos ketë ditur. Atë që ne dimë e di gjithë bota, por për të ruajtur postin dhe pushtetin duhet heq dorë edhe nga Vulin edhe Radoiçiç edhe secili qoftë” tha ajo.

Pranimi i Radoiçiç se ishte atje për përgatitje logjistike, është përpjekje me ruajt Vuçiçin e regjimin “Nuk mund të blihet autoblinda edhe armatimi 5 milionë në ‘Maxi’, mos të flas për poetikën, kur në jug të Ibrit popullësia serbe mezi mbijeton e këtej kreu i Listës Serbe jeton në villa në liqen si Blejk Karington" tha Mihajloviç.

Ajo nënvizoi se në vitin 2013 në Kosovë jetonin 145.000  serb tash janë në  90.000 “me gjasë pas këtij rasti do jenë akoma më pak, sepse përballen jo vetëm me terrorin e Kurtit por edhe Listës Serbe” tha Mihajloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat