Ish-zyrtari serb: Shpresoj që Radoiçiq të mbetet gjallë, kemi nevojë për një dëshmitar

Lajme

Ish-zyrtari serb: Shpresoj që Radoiçiq të mbetet gjallë, kemi nevojë për një dëshmitar

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 11:01
Petar Boshkoviq

Ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi dhe anëtar i partisë “Srbija Centar”, Petar Boshkoviq, ka thënë se për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit fajin e ka lidershipi shtetëror serb dhe këtë sipas tij e vërteton fakti se ata heshtin.

“Nuk keni deklaratë nga MPB-ja, BIA, kryeministrja nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Heshtja e tyre thotë se ata janë fajtorë për gjithë këtë dhe duhet të bartin pasojat. Ata janë fajtorë edhe nëse nuk e kanë ditur, sepse nuk e kanë ditur, janë fajtorë edhe nëse e kanë ditur, sepse si mund ta lejojnë këtë”, tha Boshkoviq në TV N1.

Ai mes tjerash ka theksuar se pret që “të mbetet gjallë”, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq i cili kishte organizuar sulmin terrorist në Banjskë

“Për shkak se ne kemi nevojë për një njeri të tillë si dëshmitar, ai është i vetmi që duhet të na tregojë si, pse u bë, kush e urdhëroi, kush e pajisi”.

"Ai është dëshmitari më i kërkuar i diçkaje”, shprehet Boshkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat