Shërbeu për 37 vjet në QKUK, ndahet nga jeta infermieri Raif Krasniqi

Lajme

Shërbeu për 37 vjet në QKUK, ndahet nga jeta infermieri Raif Krasniqi

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 17:49
I ndjeri Raif Krasniqi

Është ndarë nga jeta infermieri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Raif Krasniqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës, me ç’rast i shprehën ngushëllime familjarëve të ish-kolegut të tyre.

Siç njofton OIK, i ndjeri shërbeu për 37 vjet në QKUK, teksa thanë se si një njeri humanist që ishte, dha kontribut të çmuar në këtë fushë.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:

Telegram ngushëllimi

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të Raif Krasniqit, infermier në QKUK.

Krasniqi dha kontribut të çmuar dhe ishte një koleg dhe humanist shumë i respektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat