‘BE ka dështuar’/ Pse nuk reagon tani Macron, i cili akuzonte Kosovën për trazirat?

Lajme

‘BE ka dështuar’/ Pse nuk reagon tani Macron, i cili akuzonte Kosovën për trazirat?

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:25
Emmanuel Macron dhe Aleksander Vuçiq

Mediat perëndimore e kanë kthyer vëmendjen te zhvillimet në Kosovë, duke fajësuar Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç për situatën në rajon.

Sidomos mediat gjermane po bëjnë thirrje për sanksione dhe ndëshkim të Serbisë, duke theksuar se Brukseli ka dështuar.

“I ashtuquajturi dialog i ‘moderuar’ i BE-së mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka çuar pothuajse asgjëkundi”, shkruante gazeta.

Por deri më tani nuk ka pasur një reagim nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kujtojmë se gjatë trazirave të majit, ai ishte ndër të parët që tha se Kosova mban përgjegjësi të plotë për situatën e rënduar.

“Është mëse e qartë se autoritetet kosovare mbajnë përgjegjësi për situatën aktuale dhe këtu ka mospërputhje me marrëveshjen e arritur vetëm disa javë më parë”, u shpreh Macron gjatë një vizite në Bratislavë.

Ndërkohë, deklaratat e tij u morën gjerësisht nga mediat proqeveritare në Tiranë, të cilat njësoj si Edi Rama, nisën të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat