Daçiq: Mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit na çon drejt konfliktit

Lajme

Daçiq: Mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit na çon drejt konfliktit

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 15:38
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ajo që është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit duhet të përmbushet dhe se mosrespektimi është shkaku i të gjitha problemeve.

Në Tiranë, pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të procesit të Berlinit, Daçiq tha se vetëm të verbërit politikisht nuk duan ta shohin atë.

“Është Serbia ajo që ka paralajmëruar gjithë këto vite se mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit çon në përshkallëzimin e problemeve, çon në konflikte në Kosovë dhe se ky është shkaku kryesor i të gjitha problemeve”, tha Daçiq.

Siç shtoi Daçiq, në këtë kuptim duhet të jetë e qartë për të gjithë se drejtimi kryesor i aktivitetit është përmbushja e asaj që është rënë dakord.

“Marrëveshja e Brukselit nënkupton serbët në polici, nënkupton që Policia e Kosovës nuk mund të vijë në Veri dhe formimi i Asociacionit”, tha Daçiq.

Ai shtoi se kishte parasysh serbët në gjyqësor, gjykata dhe prokurori.

“Atëherë pse do të kishte ndonjë problem? Në të vërtetë, vetëm të verbërit politikisht ose njerëzit keqdashës nuk duan të shohin se ku janë problemet. Ata tani mendojnë, për shkak të këtyre ngjarjeve në Banjska, se ka ardhur momenti që Serbia të vulosë fatin e saj. Serbisë do ti bëhet presion për të gjitha këto, por ne do të luftojmë që të tregojmë qartë drejtimin e mëtutjeshëm të normalizimit të situatës”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat