Paditi për terrorizëm Radoiçiqin, avokati serb zbulon kush qëndron pas sulmit në veri dhe “zbërthen” planet e fshehta të politikanit të njohur

Lajme

Paditi për terrorizëm Radoiçiqin, avokati serb zbulon kush qëndron pas sulmit në veri dhe “zbërthen” planet e fshehta të politikanit të njohur

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:34
Pamje nga veriu - Manastiri i Banjskës

Cedomir Stojkoviç është avokati i cili dy ditë më parë paditi për terrorizëm udhëheqësin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës Milan Radoiçiç dhe kreun e shërbimit sekret serb, Aleksandar Vulin.

Nga sulmi i armatosur i terroristëve serbë u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe më pas Policia e Kosovës ekzekutoi tre nga agresorët. Ai shprehet se sipas ligjeve të shtetit serb, struktura paramilitare e Radoiçiç është grup terrorist dhe si rrjedhojë duhet të trajtohet sipas ligjeve në fuqi. Ky ka qenë edhe thelbi i padisë së tij.

Në një intervistë televizive, Stojkoviç akuzon presidentin serb, Aleksandar Vuçiç se mbështet grupin e armatosur të Radoiçiç dhe i nxiti ai ata të futen në Kosovë të armatosur rëndë me qëllim përshkallëzimin e situatës dhe destabilizimin e këtij rajoni.

Avokati serb deklaron me bindje se pas skenarëve në veri të Kosovës qëndron presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili po tenton të krijojë një “Donbas” në rajonin e Ballkanit gjë e cila do të rrezikonte stabilitetin në këtë pjesë të Europës. Sipas tij, Vuçiç ka për qëllim të aplikojë politikat e Albin Kurtit në rajonin e Ballkanit.

Ai i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që të sanksionojë Aleksandar Vuçiç për mbështetjen e grupeve terroriste dhe veprimet e tij destabilizuese në Kosovë.

Gjithashtu, avokati serb shprehet se, si një lidër autokrat, Vuçiç përdor shërbimin sekret për të sulmuar zërat opozitarë në Beograd. Udhëheqësit e shtetit serb, Stojkoviç i quan të emëruar nga Rusia, ndërsa apelon për ndihmë nga faktori ndërkombëtar për ndryshimin e këtij realiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat