Policia kërkon personin e zhdukur Jeton Markaj

Lajme

Policia kërkon personin e zhdukur Jeton Markaj

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:30
Jeton Markaj

Policia e Kosovës në Pejë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur Jeton (Sokol) Markaj, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

Sipas Policisë, ai ka lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё të Pejёs.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat