Petkoviç ankohet se serbëve barbarisht iu merret e drejta për kujdes shëndetësor

Lajme

Petkoviç ankohet se serbëve barbarisht iu merret e drejta për kujdes shëndetësor

Nga: F.B. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 13:09
Petar Petkoviç

Përmes një postimi në rrjetin social X (ish Tviter), drejtori i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës Petkoviç ka deklaruar se serbëve në veriu barbarisht iu merret e drejta për kujdes shëndetësor, duke reaguar në njoftimin se një autoambulancë e Spitalit rajonal në veri të Mitrovicës është ndaluar dhe kontrolluar sot herët në Zupç nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Ky reagim vjen pas një reagimi që më herët ka bërë drejtori i spitalit rajonal në Mitrovicë të veriut Erlek, ku komentoi se policia kinse i ka thënë se terroristët mund lehtë të vesin mantelin e bardhë.

"Te fshati Zupç, Policia e Kurtit përsëri ka maltretuar ekipin sanitar të spitalit rajonal të Mitrovicës, duke i quajtur punonjësit shëndetësor si terrorist. Në tre muajt e fundit okupatorët në veri të Kosovës kanë ndaluar dhe kontrolluar 200 herë automjetin e ambulancës, duke mos u brengos për pacientët që transportoheshin” ka shkruar ai në X.

Petkoviç ka theksuar se “serbëve në Kosovë, përveç që ju shkurtohen të drejtat e tyre themelore, hapur barbarisht iu merret e drejta për përkujdesje shëndetësore”.

"Çfarë do që bëjnë dhunuesit e tij, plani i Kurtit për spastrim etnik të veriut nuk do të ketë sukses” ka theksuar Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat