“Kurrë më Ollujë ndaj serbëve”: Vuçiq u frynë rreziqeve imagjinare

Lajme

“Kurrë më Ollujë ndaj serbëve”: Vuçiq u frynë rreziqeve imagjinare

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:33
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar t’u fryjë rreziqeve imagjinare për “spastrim etnik të serbëve” nëpër rajon duke folur “Olujën” kroate dhe serbët e Knin-it; ngjarje për të cilën u shpreh se “nuk do ta lejojmë të ndodh kurrë më”.

“Kurrë më s’do të lejojmë spastrim etnik ndaj popullit tonë ose drejtuar kundër popullit tonë, kudo dhe nga kushdo. Ato kolona nga ku shumë prej erdhët në Serbi nuk duhet të ndodhin kurrë më, pavarësisht se çfarë bëjnë disa kundër vendit tonë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, siç e citoi "Danas".

“Ngado që vini, prej Benkovcit e deri në Vukovar, nga krahinat e Bosnjës, ju jeni rehat në Serbi dhe kjo ështl krejt normal.

Na takon neve të shohim se çka tjetër mund të bëjmë, dhe ju keni bërë shumë për neve, na bëtë më të mençur dhe më të kujdesshëm se çfarë i pret njerëzit tanë dhe të mos e lejojmë kurrë më”, tha Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat