E dhimbshme: Ky është i riu nga Rahoveci që vdiq pasi u rrokullis me traktor në arat e fshatit

Lajme

E dhimbshme: Ky është i riu nga Rahoveci që vdiq pasi u rrokullis me traktor në arat e fshatit

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 10:36
Avni Gashi

Familja Gashi nga fshati Sapniq i Rahovecit mori një lajm të hidhur të dielën, për vdekjen e familjarit të tyre, i cili humbi jetën tragjikisht, pasi u rrokullis me traktor. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

I ndjeri Avni Gashi vdiq pasi u rrokullis me traktor në arar e fshatit dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.

Në lidhje me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, me ç’rast mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e tij pas kontrollit të trupit, konstatoi se viktima ishte pa shenja jete.

Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është tërhequr nga lokacioni dhe më pas është dërguar në IML për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat