Sinani: Vetëm 1/3 e policëve në Luginë të Preshevës janë shqiptarë

Lajme

Sinani: Vetëm 1/3 e policëve në Luginë të Preshevës janë shqiptarë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 10:13
Ardita Sinani

Ardita Sinani, këshilltare politike e Kryeministrit të Kosovës për Luginë të Preshevës, ka prezantuar disa të dhëna për numrin e policëve dhe inspektorëve me kombësi shqiptare në tri komunat e luginës.

Ajo ka thënë se vetëm 1/3 e policëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc janë shqiptarë, përderisa të tri komunat janë të banuara me shumicë prej tyre.

“Serbia shpesh ankohet që në Policinë e Kosovës nuk ka mjaftueshëm oficerë serbë në pjesën veriore. Por vetëm 1/3 e Policisë së Serbisë në Luginë të Preshevës janë shqiptarë, pavarësisht shumicës dërmuese të popullsisë”, ka shkruar Sinani.

“Dhe, ata [shqiptarët] kurrë nuk kanë dhënë dorëheqje kolektivisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat