“Gjuha e Beogradit”, “Këqyre gazetën tënde”: Diskutime mes Haxhiut dhe Ramabajes për gjuhën e urrejtës

Lajme

“Gjuha e Beogradit”, “Këqyre gazetën tënde”: Diskutime mes Haxhiut dhe Ramabajes për gjuhën e urrejtës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 23:29
Baton Haxhiu dhe Sadri Ramabaja

Gazetari Baton Haxhiu dhe analisti Sadri Ramabaja janë mos-pajtuar në disa deklarata me njëri-tjetrin.

Përderisa ishin duke diskutuar për polarizimin e shoqërisë kosovare, Haxhiu e ka goditur presidenten Vjosa Osmanin që i "ligjëroi" Macron’it: Do shuhet si…

Haxhiu ka thënë se mediat nuk guxojnë t’ia lejojnë Qeverisë që ta ketë eksluzivitetin e së vërtetës.

Ku më pas ka reaguar Ramabaja duke i thënë Haxhiut se Kurti nuk duhet të sulmohet siç pretendon ai “me gjuhë të Beogradit”.

“Kur po thotë që duhet me i ndihmu Qeverisë në këtë moment të ditëve të vështira, por nuk guxojmë me ia lë ekskuzivitetin e së vërtetës që mund të mos jetë i vërtetë.” - ka thënë Haxhiu.

“Jo me sulmu me gjuhën e Beogradit.” – ka reaguar Ramabaja.

“Kjo pastaj është perceptim nëse ti thua gjuhë e Beogradit, dikush thotë kjo është gjuhë e vërtetë.” – i ka reaguar Haxhiu – Ramabajes.

“Merre muajin nëntor edhe e sheh, edhe gazetën tënde.” - tha Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat