Letra e opozitës serbe drejtuar Borrellit, i ka shkaktuar nervozizëm Vuçiqit në konferencë

Lajme

Letra e opozitës serbe drejtuar Borrellit, i ka shkaktuar nervozizëm Vuçiqit në konferencë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:25
Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur mjaft i zemëruar në konferencën për media kur ka folur për letrën e opozitës drejtuar përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, në të cilën kërkojnë që atij personalisht t’i vendosen sanksione, e jo ndaj Serbisë.

Lideri nervoz i progresistëve pohoi se në asnjë vend nuk kishte ndodhur asgjë e tillë, e njëkohësisht u identifikua me shtetin, duke thënë se me një kërkesë të tillë opozita në fakt do që “të vuajë Serbia”.

Edhe këtë herë presidenti i Serbisë nuk ka mundur t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarit pa sulmuar mediat që ai nuk mund t’i kontrollojë dhe redaktojë. Ai mbrohej nga faktet me gënjeshtra, nga pyetjet e drejtpërdrejta duke zëvendësuar tezat dhe gjithçka e “erëzoi” me një histori për veten e tij si “viktimë që rrallë ia del mbanë pavarësisht atyre që do të donin të na kthenin në të kaluarën”. Më mirë nuk ka shkuar as opozita.

I tërbuar dhe i shqyer, presidenti i Serbisë, personi më përgjegjës për faktin se Serbia u gjend sërish në një situatë ku kërcënohet me sanksione, u zemërua për shkak të vendimit të opozitës për t’u shkruar zyrtarëve të BE-së. Ata në letrën e tyre i kanë njoftuar se qytetarët e Serbisë nuk janë të detyruar të vuajnë sanksione për shkak të politikës së presidentit dhe se nëse duhet të marrin masa të caktuara, ato duhet t’i drejtohen Vuçiqit. Gjoja ishte e pakuptueshme për kreun e progresistëve.

“A e kuptoni ju njerëz se çfarë ndodhi? Dikush i shkroi një letër Borelit, por jo për të vendosur sanksione ndaj Kurtit, por për t’i futur ato kundër liderit të vendit të tyre, sepse ndryshe nuk mund ta mposhtin. Kjo nuk ka ndodhur askund në asnjë vend. E kuptoni me kë kemi të bëjmë? Cila është politika e tyre – le të vuajë edhe vendi ynë, që ne të marrim pushtetin. Nuk kam fjale. Dhe unë jam shumë i butë kur e them këtë, sepse ata merituan një përgjigje shumë më të rëndë se ajo që po bëj sot”, tha Vuçiq dukshëm i nervozuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat