Lirohen edukatoret që dyshohet se rrahën trevjeçarin në çerdhen publike të Fushë Kosovës

Lajme

Lirohen edukatoret që dyshohet se rrahën trevjeçarin në çerdhen publike të Fushë Kosovës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 17:16
Pamje nga kopshti “Gëzimi ynë”

Janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Taulant Ismajli, avokati i njërës së të akuzuarve.

“Sot është mbajtur seanca fillestare. Ato janë deklaruar të pafajshme. Ato janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ismajli.

Ai deklaroi se do të ushtrojnë ankesë.

“Do të ushtrohet ankesë, për t’i kundërshtuar edhe provat lidhur me rastin të cilat i konsiderojmë jo adekuate”, tha ai.

Rasti në fjalë pati bërë bujë duke shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat