Hoxha flet për foton e Kurtit me djalin e Adem Jasharit: Ja çfarë donte të tregonte

Lajme

Hoxha flet për foton e Kurtit me djalin e Adem Jasharit: Ja çfarë donte të tregonte

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:35
Albin Kurti dhe Lulzim Jashari

Gazetari Artan Hoxha komentoi ndeshjen e ditës së djeshme mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku vendi ynë doli fitues 3-0.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai tha se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, e publikoi qëllimisht foton me djaline Adem Jasharit, pasi tregoi se po bashkohet me pjesën tjetër.

Mes tjerash ai nënvizoi se dy drejtuesit e shteteve ditën e djeshme duhet të linin mënjanë egon e tyre dhe të ishin bashkë në stadium.

“Kurti me foton që nxori pa hyrë në Shqipëri tregoi se po bashkohem me pjesën tjetër. Dje Rama e sulmoi në Parlament, por jashtë konfliktit të tyre, egos së tyre, aty ishte një ambient përbashkues. Dy drejtuesit kryesor të shtetit duhet ta kishte shmangin këtë gjë. Tani nuk e di kush e ka fajin, por ata duhet të ishin bashkë për të gjithë tifozët që ishin aty. Atmosfera që ndodh në stadiumin tonë nuk e gjen në Kosovë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat