​Rritet numri i fluturimeve e udhëtarëve me avion, bie ai me tren

Lajme

​Rritet numri i fluturimeve e udhëtarëve me avion, bie ai me tren

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1.315 apo 2. 2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 396 mijë e 100 ose 8. 6 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin gusht 2023, thuhet gjatë muajit gusht 2023, numri i udhëtarëve me tren ishte 5 mijë 530 ose 8. 4 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, në muajin gusht 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 milion e 619 mijë e 856 ose 3,3 për më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 284 618 ose 5,7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat