GIZ – EU vazhdojnë të ndihmojnë ATK-në në forcimin e fushës së transferit të çmimit

Lajme

GIZ – EU vazhdojnë të ndihmojnë ATK-në në forcimin e fushës së transferit të çmimit

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 16:39
Seminari GIZ – EU

Stafi operativ nga Departamenti i Tatimpaguesve të Mëdhenj të Administratës Tatimore të Kosovës janë duke ndjekur seminarin e organizuar nga projekti i GIZ-EU lidhur me Dispozitat e Transferimit të Çmimit, si dhe çështjeve të ndryshme në praktikë. Veç kësaj, pjesë e agjendës se këtij seminar do të jetë edhe Procedurat dhe Udhëzime e Zbatimit të Auditimit për Transferin e Çmimit.

Në komunikatë thuhet se çështja e transferit të çmimeve, është njëra ndër sfidat më të mëdha për autoritetet tatimore, pastaj mbi njohuritë teknike, menaxhimin e rrezikut dhe teknikat e auditimit, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve tatimor.

“Drejtori i ATK-së, Murtezaj tha se çështja e Transferit të Çmimit po sfidon pothuajse të gjitha autoritetet tatimore në Evropë dhe botë, çka edhe për ne është një sfidë që vazhdon të na preokupoj. Andaj, ky seminar është një mundësi e jashtëzakonshme që duke marrë përvojat e eksperteve ndërkombëtare, përmes projektit për Menaxhimin e Financave Publike, që implementohet nga BE dhe GIZ. Zyrtaret e ATK-së do të kenë mundësinë të ngritin kapacitetet dhe nivelin e tyre profesional lidhur me këtë fushë. Gjithsesi, tema e Transferit të Çmimit do të jetë një temë që nuk përfundon me kaq, nevoja për avancime në këtë segment do të jetë e pashmangshme edhe në të ardhmen”, citohet në komunikatë.

Ndërsa, Boris Petkov, udhëheqës i ekipit, GIZ-Shërbimet ndërkombëtarezt.Petkov, udhëheqës i ekipit, GIZ - shërbimet ndërkombëtare, theksoj se projekti në fjalë ka në qëllim që edhe Kosova të shtrin aftësitë e saj në trajtimin e çfarëdo temë që lidhet me Transferin e Çmimit, për këtë edhe janë organizuar edhe më parë, por edhe tani, seminare dhe takime të ndryshme të cilat kanë në fokus informimin e drejtë për këtë temë.

Qëllimi i Transferimit të Çmimit për ATK-në është ruajtja e bazës së tatueshme për transaksionet ndërmjet kompanive që konsiderohen palë të lidhura dhe për tatimpaguesin është shmangia e tatimit të dyfishtë. Transferimi i Çmimit evidenton transaksionet e realizuara të shoqërive multinacionale me pjesë të veprimtarive të biznesit të tyre në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat