“Bojkoi foton për shkak të Kosovës, por firmosi marrëveshjen me Albin Kurtin”, politikani serb kundër Brnabiç

Lajme

“Bojkoi foton për shkak të Kosovës, por firmosi marrëveshjen me Albin Kurtin”, politikani serb kundër Brnabiç

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 10:57
Politikani serb, Boban Bogdanoviç

Politikani serb, Boban Bogdanoviç ka komentuar praninë dhe aktet e presidentes serbe Ana Brnabiç gjatë punimeve të Samitit të Berlinit, që u zhvillua të hënën e 16 Tetorit në Tiranë.

Bogdanoviç shkruan se presidentja serbe vetëm sa u përpoq të mashtronte opinionin publik në Serbi, ndërsa nuk pranoi të ishte pjesë e fotografisë familjare ku morën pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Kryeministrja e Serbisë refuzoi një foto të përbashkët në Tiranë për shkak të Republikës së Kosovës, ndërsa pak orë më vonë firmosi një dokument për pranimin e kualifikimeve profesionale të Republikës së Kosovës, de jure dhe de facto!”, shkroi Bogdanoviç në Twitter.

Kujtojmë se, Brnabiç nuk ishte e pranishme në momentin e fotos familjare, por vetëm pasi nisja koncerti me këngë e valle, i përgatitur nga Shqipëria për mikpritjen e liderëve.

Nga ana tjetër, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu si Kosovën edhe Serbinë, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët për pranimin e kualifikimeve profesionale, të cilat tanimë do të njihen për shtetasit kosovarë edhe në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat