Vuçiq komenton deklaratën e Macron se Franca mund të pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Lajme

Vuçiq komenton deklaratën e Macron se Franca mund të pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:59
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron se vendi i tij mund të pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, i cili duhet të hyjë në fuqi më 1 janar.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macronit për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjskë, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë dhe i kërkoj z. Koshara që ta risjellë atë pjesë të deklaratës nga takimi në Granada”, u tha presidenti serb gazetarëve në Kinë.

Vuçiq tha se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë me dialogun në përpjekjet e saj për t’i zgjidhur gjërat përmes dialogut.

“Nesër kemi shumë takime të rëndësishme dhe pjesëmarrje në vetë Iniciativën Brez dhe Rrugë, disa forume të rëndësishme dhe më pas kthehemi në mbrëmje. Dhe pastaj po përgatitemi për takimin e madh më 21 tetor, do të mbërrijë pesëshja e madhe”, tha Vuçiq.

Macron sot në Tiranë tha se kërkon nga Vuçiq ta dënojë sulmin në Banjskë të Zveçanit. Kaq tha francezi, por nuk përmendi masa ndaj Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat