Presidenti kroat për Banjskën: Sanksionet nuk kryejnë punë, duhet presion ndaj Vuçiqit

Lajme

Presidenti kroat për Banjskën: Sanksionet nuk kryejnë punë, duhet presion ndaj Vuçiqit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:07
Zoran Milanoviq

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, ka folur pas takimit me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Ai foli edhe për agresionin në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Milanoviq në konferencën për media tha se ky është incidenti më serioz deri më tani.

Shefi i shtetit kroat sanksionet nuk kryejnë punë ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, ndaj Vuçiqit duhet presion.

“Këto sanksione vetëm do i ndihmonin pushtetarët të mobilizojnë votuesit. Kur i them këto gjëra duket sikur po shkel veten në bisht. Vuçiq duhet të jetë nën presion për të na dhënë përgjigje. Prandaj mendoj që këto vendime nuk do i marrë Kroacia, por do t’i marrin të tjerët”, tha Milanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat