Nik Gjeloshaj hyn në koalicion, kushte të forta ndaj pro-serbëve

Lajme

Nik Gjeloshaj hyn në koalicion, kushte të forta ndaj pro-serbëve

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:53
Nik Gjeloshaj

Në Mal të Zi ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë. 

Millojko Spajiç, i cili ka marrë shumicën e votave, do të ketë mbështetjen e shqiptarit Nik Gjeloshaj, i cili drejton fraksionin Forumi Shqiptar.

Negociatat kanë qenë të vështira, pasi programet e dy partive nuk përputhen, veçanërisht në qëndrimin ndaj Serbisë. Pra, Gjeloshaj thotë se hyn në aleancë me Spajiç me kushtet e panegociueshme që Mali i Zi të vazhdojë të mbajë drejtimin pro-europian, të mbrojë të drejtat e Ukrainës, dhe të mbështesë Bashkimin Europian kundër Rusisë.

Këto ishin premtime në fushate dhe kushte për çdo subjekt që do pranonte bashkëqeverisjen me Forumin Shqiptar”, thuhet në deklaratën e Gjeloshajt.

Për krijimin e shumicës, nevojiteshin edhe votat e partive pro-serbe dhe për ta, kushtet e Forumit Shqiptar, ishin praktikisht njohje e pavarësisë së Kosovës e aprovim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Në fund forcat pro-serbe megjithatë, janë tërhequr e kanë pranuar kushtet e shqiptarëve, duke i dhënë fitoren e parë të Forumit Shqiptar në Mal të Zi. Ato vetë nuk do të jenë pjesë e qeverisë, por do kenë vetëm postin e Kryetarit të Kuvendit.

Ky zhvillim duket se u ka dhënë shqiptarëve zv. kryeministrin dhe 2 ministri të mëdha, por edhe pushtet politik duke fituar ndaj pro-serbeve të cilët janë dorëzuar dhe kanë pranuar njohjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat