Sot iu jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Rrugën e Kombit

Lajme

Sot iu jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Rrugën e Kombit

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 11:29
Sadik dhe Nesret Osmani

Sadik dhe Nesret Osmani nga komuna e Gjilanit kanë humbur jetën të mërkurën mbrëma si pasojë e një aksidenti të rëndë në tunelin e Kalimashit.

Familjarët kanë dhënë detajet e ceremonisë mortore e cila do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Kravaricë të Gjilanit.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të aksidentit.

Policia shqiptare dje ka njoftuar se ka arrestuar shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin, i cili thuhet se ka humbur kontrollin mbi automjet në momentin kritik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat