Çka është elementi kimik që u gjet në ujin e Badovcit?

Lajme

Çka është elementi kimik që u gjet në ujin e Badovcit?

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 13:13
Badovci

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit që të mos e përdorin atë për pije dhe përgatitje të ushqimit.

Ky institut tha se bazuar në rezultatet laboratorike, në ujë janë gjetur vlera të shtuara të manganit, një element kimik që është metal i ngurtë.

Nëse ky element kimik gjendet në ujë, mund të shkaktojë erë dhe shije të keqe dhe po ashtu shkakton telashe në sistemin e kanalizimit.

Sipas të dhënave publike, Mangani është metal i grupit VIIB të elementeve kimike. Gjendet në tokë në formë të mineralit i përzier me disa okside. Është një prej metëve më të mira okside, posedon karakteristikat baktericide dhe përdoret kundër sëmundjeve të kërpudhave në lëkurë. Mangani është përbërës i shumë enzimave.

Ekspertët rekomandojnë që ky element duhet të merret në sasi prej së paku 1 milligram në ditë. Në sasi më të mëdha, kripërat e manganit janë toksike.

Mangani është një metal i fortë, i argjendtë dhe i brishtë. Është shumë reaktiv, ndizet në ajër, reagon me ujin duke formuar hidroksid.

Ai ka veti të ngjashme me metalet alkaline dhe përdoret gjerësisht si një shtesë për çelikun, duke ulur temperaturën e shkrirjes së tij dhe duke përmirësuar vetitë mekanike. Nuk gjendet i lirë në natyrë, shpesh gjendet në minerale në kombinim me hekurin.

Mangani është një metal me përdorime të rëndësishme të aliazheve metalike, veçanërisht në çelikun Inox.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat