Serbia tenton të shlyhet me “Konferencë Paqe për serbët e Kosovës” në SHBA një muaj pas sulmit terrorist

Lajme

Serbia tenton të shlyhet me “Konferencë Paqe për serbët e Kosovës” në SHBA një muaj pas sulmit terrorist

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:34
Marko Gjuriq

Tashmë po bëhen një muaj që nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe sytë e perëndimit janë kah Serbia për përfshirjen dhe organizimin e strukturave shtetërore serbe – për çka pritet “hetim dhe zbardhje e plotë”.

Por, Serbia, e përballur me lidhjen direkte të saj në këto sulme, ka provuar të gjejë terren të ri shfajësimi të vetes – në Uashington.

Aleati i kahershëm dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Radoiçiqit, ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka organizuar një event në SHBA, të quajtur konferencë “për Paqe, Lutje, Stabilitet dhe Drejtësi për Kosovën”; saktësisht e kundërta çfarë synuan më 24 shtator me sulmin terrorist.

“E sollëm betejën për Kosovën në Uashington, në zemrën e kryeqytetit amerikan, sepse është momenti të tregojmë të vërtetën çfarë po ndodh, por gjithashtu të mobilizojmë komunitetin serb, që janë mëse 1 milionë serbë në Amerikë, për të reaguar, për të qenë në dijeni për faktin dhe të jenë të frymëzuar dhe të motivuar për t’u angazhuar me përfaqësuesit e zgjedhur”, ka thënë Gjuriq për Kosovo-Online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat