Abdixhiku ngushëllon për vdekjen e Luan Mulliqit: Krijmtaria e tij do të jetë e paharruar

Lajme

Abdixhiku ngushëllon për vdekjen e Luan Mulliqit: Krijmtaria e tij do të jetë e paharruar

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 15:25
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Mulliqi dhe gjithë komunitetin artistik me rastin e ndarjes nga jeta të skulptorit të madh, Luan Mulliqi.

Komunikata:

“Më pikëlloi ndarja nga jeta e artistit të shquar dhe e skulptorit, Luan Mulliqi.

Artisti i madh, Luan Mulliqi la gjurmë të pashlyeshme e të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare e kujtesën tonë shpirtërore.

Mjeshtërisht krijoi skulptura të personaliteteve të mëdhenj të kombit duke ua dhënë përjetësinë. Ashtu siç do të jenë të paharruara shtatoret e tij do të jetë e paharruar dhe krijimtaria artistike e do të kujtohet gjithmonë për transformimin e artit në një stil modern.

Në emër të anëtarësisë së LDK-së u shpreh ngushëllime familjes Mulliqi, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat