“Vulin po përgatit konflikt të përgjakshëm në Kosovë” – politikani serb trondit me informacionet

Lajme

“Vulin po përgatit konflikt të përgjakshëm në Kosovë” – politikani serb trondit me informacionet

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 08:37
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandër Vulini

Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulinin është duke përgatitura një “sulm” të përgjakshme në veri të Kosovës.

Sipas tij ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb të Kosovës në veri të vendit.

“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Bogdanoviq.

Më tej ai ka thënë se ky konflikt i do të jetë në dobi të Listës Serbe.

“Të cilat janë të destinuara të kulmojnë këto ditë për të ruajtur dhe forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat