Kryetari i Vushtrrisë nënshkroi kontratat për fillimin e punimeve në dy rrugët e rendësishme të Vushtrrisë

Lajme

Kryetari i Vushtrrisë nënshkroi kontratat për fillimin e punimeve në dy rrugët e rendësishme të Vushtrrisë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 14:07
Ferit Idrizi

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratat për fillimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme të kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për rrugën “Drenica”, dhe “Druar-Pestovë”.

Postimi i plotë:

JAVË TË MBARË!

Sot, nënshkrova kontratat për fillimin e punimeve në dy rrugë shumë të rëndësishme për Komunën e Vushtrrisë.

Rruga ”Drenica”, vlera e së cilës është 689,403.97€, projekt 3 – vjeçar, financuar nga Ministria e Infrastrukturës, dhe

Rruga Druar-Pestovë, bashkëfinancim mes Komunës se Vushtrrisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në vlerë prej 334,394.62€

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat