Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në Gjilan, punonte si infermiere në burg

Lajme

Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në Gjilan, punonte si infermiere në burg

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:51
E ndjera Bedrana Hysenit

Lajmin për vdekjen e Bedrana Hysenit e ka bërë të ditur edhe Oda e Infermierëve, pasi e ndjera ishte infermiere e njësisë shëndetësore të burgut në Gjilan.

OIK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës.

E njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje tek penda e fshatit Livoç.

"Telegram ngushëllimi

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani.

E ndjera ishte Infermiere në Njesinë Shëndetesore të Burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

OIK shprehië ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës", thuhet në njoftim.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se 40-vjeçarja është gjetur tek penda e fshatit.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca e spitalit të Gjilanit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka konfirmuar Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat