Asociacioni “veç me fuqi ekzekutive”, Drecun: Kosovën s’e njohim as de facto as de jure

Lajme

Asociacioni “veç me fuqi ekzekutive”, Drecun: Kosovën s’e njohim as de facto as de jure

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:12
Milovan Drecun

Kryetari i të ashtuquajturit “Komision parlamentar për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë për mediat serbe se “nuk pritet” që sot të ketë ndonjë pajtim për marrëveshje mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa shtoi se “refuzimi i Kurtit për të formuar Asociacionin” e bën “të pamundshme” ecjen para.

Mes tjerash, ai tha se Serbia “nuk pranon” Asociacion të Komunave të banuara me shumicë serbe në qoftë se ajo nuk përmban kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni i Komunave (të banuara me shumicë) Serbe, për aq sa i takon Serbisë dhe popullit serb në Kosovë, duhet të jetë në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe të ketë fuqi ekzekutive, sepse përndryshe ne nuk e pranojmë...

Kjo do të thotë se ne nuk do të pajtohemi me asgjë tjetër, dhe siç ka thënë edhe Presidenti Vuçiq, që nuk do ta njohim as de jure as de facto shtetin e rremë të Kosovës”, ka thënë Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat