Analistët serbë rreth kërkesës për pranim de-facto të Kosovës dhe asociacionin shtrojnë çështjen: “A u gjetën vijat e kuqe?”

Lajme

Analistët serbë rreth kërkesës për pranim de-facto të Kosovës dhe asociacionin shtrojnë çështjen: “A u gjetën vijat e kuqe?”

Nga: F.B. Më: 29 tetor 2023 Në ora: 12:12
Foto nga takimi. Arkiv

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë i kërkuan Beogradit që të pranoj de facto pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtinës nisjen e procedurës për themelimin e asociacionit, përndryshe tërhiqet vërejtja se “rrezikohet humbja e mundësisë së rëndësishme”, në këto kërkesa analistët serb shtrojnë çështjen “nëse janë gjetur vijat e kuqe” në dialog, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë në kumtesën e përbashkët të liderëve gjerman, italian e francez të publikuar në faqen e kancelarit Sholc, ata i bënë ftesë Serbisë dhe Kosovës që të bëjnë “përparim të shpejtë” në zbatimin e udhërrëfyesit të normalizimit të raporteve të arritur me 27 shkurt në Bruksel.

Në qëllim të përparimit të shpejtë për zbatim, ftohet Kosova të nis procedurën e themelimit të asociacionit si shkruan në draftin e statutit të propozimit evropian, ndërsa Serbia duhet të pranoj de facto Kosovën. Formalitetet përfshirë ato lidhur me miratimin nuk duhet pengojnë përparimin në kërë çështje thanë liderët .

“Kumtesa e liderëve evropian qartë shpreh atë që kërkohet nga Prishtina edhe Beogradi. Banjska gjithsesi ishte pikë kthese për angazhim diplomatik sepse përmasat e operacionit janë të gjëra, ndonëse nuk ka akoma raporte precize” tha për Danas, Sonja Biserko, kreu i Këshillit finlandez për të drejtat e njeriut

A u gjet vija e kuqe?

Sipas Biserko, reagimi dhe kërkesa e Beogradit tregon se u gjet vija e kuqe që nuk mund të tolerohet.

Prej kësaj dalin formulimet e qarta në kumtesën e përbashkët. Vuçiç pas kthimit nga Brukselit tha se njohje de facto nuk do të ketë. Shtrohet pyetja a e ka këtë dekoratë vetëm për fushatën parazgjedhore apo ka të bëjë me thelbin e refuzimit të propozimit evropian, gjë që duhet sqaruar, mendon ajo.

Biserko mendon se duhet pasur parasysh se në medie afirmohet më shumë aktiviteti i i Grenel nga ish administrata e shkuar amerikane, ku ai merr një mirënjohje për “kuptimin e filozofisë nacionale serbe”.

“Sa për përkujtim në atë kohë kur Grenel ishte i angazhuar flitej për ndarjen e Kosovës, gjë që Merkel e stopoi si kancelar shteti” tha ajo, duke shtuar se në medie lansohen analiza për shkatërrim të Ballkanit dhe kjo të nis nga Kosova.

“Fakti se Vuçiç shkoi në Pekin e jo në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë flet për të ardhmen e Ballkanit duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Beogradit për përcaktimin drejt BE-së. Dhe në fund si shikohet Ballkani në ngjarjet e fundit dhe a u humb durimi nga politika manipuluese e Beogradit” – tha Biserko.

Politilogu Fahrudin Kladniçanin tha për Danas se liderët evropian nga Serbia kërkojnë vetëm një gjë: njohjen de fakto të Kosovës si shtet i pavarur.

“Kjo për Serbinë është e papranueshme dhe kurr nuk do ketë njohje de fakto të pavarësisë së Kosovës dhe pranim të realitetit se territori i Kosovës ka kohë që është jashtë Serbisë” tha ai.

Sipas tij as Kurti nuk do pranoj të themeloj asociacionin, sepse për shqiptarë ajo është ndërtim i Republika Srpska në Kosovë “atyre nuk ju konvenon një përgjigje e tillë sado që ajo të quhet asociacion”.

“Kurti për mediet angleze kohë më parë deklaroi se pret sanksione ndaj Serbisë rreth Banjskës...nga kjo natyrisht nuk ka asgjë. Edhe aleatët e Kosovës rreth kësaj janë të ndarë, ShBA kërkon asociacion sipas Kushtetutës, evropianët që kjo të zgjidhet me dialog. Serbia do ketë fushatë, kështu që kjo çështje do të pres” – tha ai.

Partneri kyç i Serbisë nga koha e Merkel ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë rreth Kosovës: “Shihet qartë gjermanët insistojnë në pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Narrativi i politikës së jashtme gjermane qartë ka ndryshuar me ikjen e kancelares Merkel dhe kjo shihet nga raporti i Serbisë me Rusinë, sepse për evropianët Serbia është ekspoziturë ruse në Ballkan pa marr parasshs orientimin drejt BE-së. Evropianëve iu ngutet të zgjidhin çështjen e Kosovës si parandalim të situatës potenciale shpërthyese si vatër krize” tha Kladniçanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat