Paralajmërohen protesta dhe greva nga 8 nëntori nga disa prej punëtorëve të sektorit privat

Lajme

Paralajmërohen protesta dhe greva nga 8 nëntori nga disa prej punëtorëve të sektorit privat

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 17:32
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se mund të ketë protesta dhe greva nga disa punëtorë që janë pjesë e kësaj sindikate.

Në grevë mund të shkojnë punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, punëtorët teknik e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, punëtorët teknikë të Qendrës së Studentëve dhe ata të Qendrës së Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Më 8 nëntor do të merret vendimi nëse do të protestojnë apo do të mbajnë grevë”, ka thënë Azemi.

Ai është shprehur se kërkesat e tyre janë rritja e pagës minimale dhe krijimi i kushteve më të mira të punës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat