Qeveria e Serbisë ia kërkon Vuçiqit shpërndarjen e parlamentit

Lajme

Qeveria e Serbisë ia kërkon Vuçiqit shpërndarjen e parlamentit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 18:23
Aleksander Vuçiq

Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Kjo për shpërndarjen e kuvendit dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas qeverisë që drejtohet nga Ana Bërnabiq, mbajtja e këtyre zgjedhjeve në rrethanat e tanishme do të siguronte demokraci më të lartë, reduktim të tensioneve, mënjanim të gjuhës së urrejtjes dhe afirmim të të drejtës së shprehjes.

Një kërkesë për zgjedhje të parakohshme të Vuçiq kishte shkuar edhe më 11 shtator, nga disa parti opozitare, raporton Euronews.rs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat