Barac: Nga vizita e Von der Leyen pres presion të shtuar ndaj Serbisë për pranimin e Kosovës

Lajme

Barac: Nga vizita e Von der Leyen pres presion të shtuar ndaj Serbisë për pranimin e Kosovës

Nga: F. B. Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:11
Srgjan Barac

Srgjan Barac nga Qendra për stabilitet shoqëror konsideron se vizita e Presidentes së Komisionit Evropian në Beograd do ketë dy porosi bazë, njëra prej të cilave është që Serbia të pranojë de fakto Kosovën si shtet të pavarur, shkruan RTV transmeton “Bota Sot”.

Porosia tjetër është pas dyerve të mbyllura që ka të bëjë me serbët në hapësirën e Kosovës për mundësimin e jetës normale. 

Ai përkujton se BE nuk ka konsensus për pranimin e Kosovës dhe ka vende anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën, që i jep hapësirë Serbisë që të luftojë për ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe interesin e saj nacional.

Lidhur me vizitën e kreut të KE, Von Der Leyen në Beograd, Barac shprehet se porosia për serbët është mundësimi i jetës normale për ta në Kosovë.

"Nga Gjermania përmes BE vijnë presione , vjen politika e presionit, ndërsa nga ana tjetër presioni ekonomik i BE-së dhe Gjermanisë si partner kryesor tregtar. Diku na duhet të pajtohemi me dy gjëra dhe besoj se po kuptohet situata e pashmangshme, se serbëve duhet të ju sigurohet jetë normale në Kosovë sepse do kemi sukses të ndërlidhim dy çështjet që janë me rëndësi. Nuk është partner pa rëndësi Serbia për BE, po as për Gjermaninë” tha Barac.

Lidhur me normalizimin e raporteve mes palëve, ai theksoi se nxitja e incidenteve nga Kurti ka bërë të harrohet obligimi i formimit të asociacionit të komunave tash e 10 vjet.

“Mbetet shpresa se Kurti nuk do bëj hapa të njëanshëm e incident tjetër që do mund të shtyjë përsëri asociacionin si deri tash” tha Barac.

Ai shprehet se është iluzion të flitet për gjëra tjera nëse nuk flitet për ekzistencën e serbëve në Kosovë, në situatën kur Kurti për çdo ditë dëbon serbët, duke pritur se Beograd në Brukseli të pranoj Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat