Trajkoviç: Vuçiq fillimisht do të njoh dokumentet e Kosovës pastaj do zbatojë obligimet tjera të marrëveshjes së Ohrit

Lajme

Trajkoviç: Vuçiq fillimisht do të njoh dokumentet e Kosovës pastaj do zbatojë obligimet tjera të marrëveshjes së Ohrit

Nga: F. B. Më: 31 tetor 2023 Në ora: 17:21
Rada Trajkoviç

Politikania serbe Rada Trajkoviç ka deklaruar se serbëve në Kosovë ju ka marr çdo gjë dhe obligimet e Vuçiç janë drejtuar kah shqiptarët, ai fillimisht do të njoh dokumentet e Kosovës, e pas zgjedhjeve nëse nuk ndërron pushteti do zbatoj obligimet tjera nga marrëveshja e Ohrit, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas saj, BE kërkon nga Vuçiç pranimin de fakto të pavarësisë së Kosovës sepse këtë e ka pranuar me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit "Është për të pritur  se Vuçiç pas zgjedhjeve do zbatoj obligimet që ka pranuar në Bruksel dhe Ohër që shpien drejt njohjes de fakto të pavarësisë së Kosovës. Sa kam informata me 11 nëntor në Paris në Konferencën e paqes ai kumton pranimin e dokumenteve të Republikës së Kosovës”, tha Trajkoviç.

Ursula fon der Lajen në Beograd ka sjell karotën dhe shkopin dhe nga Vuçiç kërkon me ultimatum zbatimin e atyre që ka pranuar.

"BE nga Vuçiç nuk kërkon asgjë çka nuk ka premtuar ai, si shihet qartë ai ka premtuar njohjen de fakto të Kosovës, Kurti ka pranuar formimin e asociacionit, por sipas ekspertëve ndërkombëtar, propozimi i Listës Serbe nuk vjen në shprehje”, tha ajo.

Në lidhje me pasojat për serbët lokal kur Vuçiç të pranoj pavarësinë de fakto të Kosovës, Trajkoviç tha se LS dhe pushteti ka kohë që fatin e serbëve e kanë lënë në dorë Prishtinës.

"Nuk di në thelb çka mundet akoma Vuçiç të i le Prishtinës, nuk di çka ka mbet nga drejtat tona që varen nga Serbia. Prej se ka pranuar pushtetin ekzekutiv edhe legjislativ të Ksoovës, ai serbët i ka dorëzua te Prishtina. Vetë LS ka votuar ligjin se të gjitha pasuritë e shtetit të Serbisë të bëhen pasuri të Kosovës", tha Trajkoviç.

Sipas saj, Serbia ka kompetenca vetëm edhe në arsim e shëndetësi, ndërsa në pyetjen nëse marrëveshja obliguese mes palëve duhet të miratohet në Kuvendin e Serbisë, ai tha se këtë nuk e kërkojnë perëndimi.

"Vuçiç së pari i pranon dokumentet dhe pasaportën e Kosovës dhe këtë do ta shes si çështje parëndësi, pastaj vjen dinamika e udhërrëfyesit nga marrëveshja e Ohrit, pas zgjedhjeve nëse nuk ndryshon pushteti", tha ajo.

Lidhur me pasojat e marrëveshjes së Brukselit në 2013, ajo tha se prej atëherë në Kosovë ka shumë më pak serbë në Kosovë se përpara.

"Të gjitha institucionet e Serbisë janë nxjerr nga Kosova, Kisha ortodokse pas Banjskës u komprometua sikurse edhe ushtria që vinte deri te vija e gjelbër e kthehej. Në Kosovë shteti serb me këtë pushtet u komprometua plotësisht”, tha Trajkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat