“Serbia dhe Kosova nuk do të kenë kufij”, Fidel Ylli del me deklaratën e fortë

Lajme

“Serbia dhe Kosova nuk do të kenë kufij”, Fidel Ylli del me deklaratën e fortë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 10:09
Fidel Ylli

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në “Good Morning Albanias” tha se pavarësisht politikave, sporti arti dhe kultura duhet të japin një mundësi për të treguar se njerëzit janë njësoj si në Kosovë edhe në Serbi dhe do të vijë dita, kur këto dy vende do jenë në bashkimin Europian dhe do të jenë pa kufi.

Ai tha se është politika ajo që e shton mllefin ndër popuj, por gjerat nuk zgjidhen asnjëherë me tensione.

“Ne duhet t’i ftojmë te gjithë ta shikojnë Shqipërinë, ti prekin gjërat se edhe politika serbe u ka shpëlarë trutë serbëve e atje, kundër Shqipërisë dhe kundër serbëve në një kohë që edhe serbët janë njerëz si ne.

Ne duhet që nëpërmjet sportit, artit, kulturës, nëpërmjet shkëmbimeve të këtyre fushave ne të kemi mundësi të bëhemi bashkë, sepse nuk zgjidhen gjërat asnjëherë me luftë po zgjidhen me paqe, me ulje në tavolinë. Politika ka qenë ajo që ka futur tensionin.

Anglia dhe Franca janë vrarë 35 milionë njerëz në luftë, sot janë bashkë, janë pa kufij, janë të hapur dhe janë lider të bashkimit Europian. Ne nuk themi që sot jemi në këtë nivel, do vij dita që Kosova, Serbia dhe i gjithë Ballkani do jetë pjesë e Evropës, do jemi pa kufi dhe njerëzit do ta kuptojnë”,-tha Fidel Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat