Politikani serb: Edhe pesë vendet mosnjohëse të Kosovës, qëndrojnë prapa Marrëveshjes së Ohrit

Lajme

Politikani serb: Edhe pesë vendet mosnjohëse të Kosovës, qëndrojnë prapa Marrëveshjes së Ohrit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 10:07
Dimitrije Milliq

Përkundër faktit që disa anëtarë të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pritshmëritë e shprehura nga Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Prishtinë dhe Beograd, duke përfshirë edhe atë që Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën, u shpallën në emër të të gjithë Bashkimit Evropian, ka vlerësuar politologu serb Dimitrije Milliq.

Ai ka thënë se nuk është asgjë e pazakontë, pasi që pas propozimit franko-gjerman qëndrojnë edhe vendet mosnjohëse të Kosovës nga BE-ja

“Kur themi njohje de facto, kjo kryesisht i referohet njohjes së dokumenteve dhe njohjes së institucioneve, e “jo njohjes në nivel ndërshtetëror”. Pas Marrëveshjes së Ohrit janë edhe vendet që nuk e njohin Kosovën, në fund të fundit edhe Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i BE-së , vjen nga Spanja e cila nuk e njohu Kosovën, si dhe i dërguari special për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen nga Sllovakia”, ka pretenduar Milliq.

Ai ka thënë se zgjidhja e ofruar përmes marrëveshjes franko-gjermane dhe aneksit të Ohrit është në fakt produkt i marrëveshjes së të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo zgjidhje që ju merrni nga BE-ja ndaj Serbisë është një zgjidhje pas së cilës qëndrojnë të gjithë anëtarët. Natyrisht për të ndërmarrë hapat e vendosura brenda BE-së, është i nevojshëm konsensusi në Këshillë, gjë që është vështirë të arrihet. Megjithatë, kjo zgjidhje që është në Marrëveshjen e Ohrit është një zgjidhje që mund të bashkojë disi të gjitha interesat brenda BE-së për këtë çështje. Sepse, përderisa nuk keni njohje të qartë, ajo disi mund të funksionojë për vende si Greqia. Në fund të fundit, një numër vendesh që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, si Sllovakia apo Greqia, në kuptimin praktik sillen sikur të jetë shtet i pavarur për sa i përket dokumenteve apo investimeve në Kosovë. Për këtë arsye Bashkimi Evropian ka disa pritshmëri nga Serbia”, ka përfunduar Milliq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat