Politikani serb pas dorëheqjes së Vulinit: U konfirmua pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist në Banjskë

Lajme

Politikani serb pas dorëheqjes së Vulinit: U konfirmua pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist në Banjskë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:46
Boban Bogdanoviq.

Drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, ka njoftuar sot se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.

E rreth kësaj ka reaguar kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq.

Boban Bogdanoviq shkruan se dorëheqja e Aleksandër Vulinit konfirmon pjesëmarrjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Unë premtova se do të bëja gjithçka që kam në dorë që Aleksandër Vulin të largohej nga posti i drejtorit të BIA-s. Dorëheqja e sotme konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe të Vuçiqit në sulmin terrorist në Banjskë në Republikën e Kosovës”, ka pohuar ai në platformën “X”.

Ndryshe, Vulin njihet si zyrtar i shtetit serb i lidhur me forcat pro-ruse dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja.

Vulin dhe Vuçiq u akuzuan se qëndronin mbrapa sulmit terrorist që ndodhi më 25 shtator në veri të Kosovës, kjo sipas avokatit nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, i cili pati thënë se nuk ka asnjë dyshim se këta të dy ishin organizatorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat