Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë-Kosovë ndalohet nën dyshimin për korrupsion

Lajme

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë-Kosovë ndalohet nën dyshimin për korrupsion

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar Maliq Berisha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë-Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Berisha është ndaluar për 48 orë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë”, thuhet në njoftim.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një koment nga Komuna e Fushë-Kosovës lidhur me ndalimin e Berishës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat