Edhe Lista Serbe nesër në takim me Lajçakun

Lajme

Edhe Lista Serbe nesër në takim me Lajçakun

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:28
Lista Serbe

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë në Kosovë.

Përfaqësuesi special i BE-së, pos krerëve shtetëror do t’i takojë edhe liderët e opozitës, shkruan reporteri.net.

Pos tyre, nesër Miroslav Lajçak do t’i takojë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë.

Siç merr vesh gazeta kërkesa e BE-së pritet të jetë edhe kthimi i tyre në institucionet e Kosovës, dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, në katër komunat veriore.

Rikujtojmë, se përfaqësuesit serbë në Kosovë me 5 nëntorit të vitit ta kaluar kishin vendosur që të mos jenë më pjesë e institucioneve të Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte deklaruar dorëheqjet përfshijnë pozitat në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri.

Arsyeja e dorëhequr asokohe ishte mos-mbështetja e  vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.

Kjo vizitë e Miroslav Lajçak vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe të cilin palëve para disa javësh ua kanë paraqitur emisarët perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat