Prokuroria hudh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi

Lajme

Prokuroria hudh poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:30
Agim Ademi

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë  nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Mirëpo, prokurori i rastit Ali Hajdini ka nxjerre aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penale me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.

“Prokurori ka shqyrtuat dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke  pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryersve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penale.Sipas këtij aktvendim të dyshuar për shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimi ishin edhe këta persona me këto iniciale M.C,  A.D, I.A, dhe A.N.

Ndryshe, ndaj Ademit me 23 mars 2023 ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktim të kësaj mase.

Kujtojmë se më 15 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat